Pakult dhe Ze Maria, dueli i huaj me filozofi të ndryshme

Zhoze Marselo Ferreira, i njohur nga të gjithë si Ze Maria, dhe Peter Pakult. Sot do të jenë përballë dy nga tre trajnerët e huaj që profesionin e tyre e ushtrojnë në vendin tonë. Gjithsesi, bëhet fjalë për dy emra që janë mjaft të mëdhenj për kohën kur kanë luajtur. Ze Maria ka qenë pjesë e Interit ndërsa Pakult në Austri është i njohur, pasi ka qenë dhe pjesë e kombëtares së vendit të tij.

Një brazilian dhe një austriak sot sfidojnë njëri-tjetrin në një takim mjaft interesant, pasi klubet i kanë besuar eksperiencës së tyre si lojtarë. Ze Maria është ambientuar plotësisht me “hallet” e Shqipërisë ndërsa Pakult ka vetëm pak ditë në Shqipëri. Ze Maria është i vetmi “i mbijetuar” që në fillim të sezonit nga timonierët e huaj, ndërsa Pakult është “bekuar” me fillimin e viti.

Filozofi të ndryshme, por të afruar për të sjellë pak nga vetja e tyre. Një sfidë paksa ndërkombëtare sa i përket stolit. Pa dyshim një duel në distancë dhe ky. Mbi supe kanë “barra” të rënda. Ze Maria t’i rikthejë Tiranës identitetin, për ta ngjitur në elitë, ndërsa Pakult për të shpëtuar sezonin, pse jo për të arritur titullin, pavarësisht se e mori skuadrën 12 pikë pas Skënderbeut. Kukësi i Pakultit apo Tirana e Ze Marias? Interesante!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *