Paketa “Çelsi”, Morata-Hames për 150 mln euro

0

Presidenti i Madridit po bën gjithçka për t’u liruar nga dy lojtarët e padëshiruar më

Mediat në Spanjë kanë bërë me dije se Çelsit i është ofruar mundësia nga Reali Madridit për të firmosur me dy lojtarët të padëshiruar në “Bernabeu”, Alvaro Morata dhe Hames Rodrigez. Shumë që Çelsi duhet të derdhë në arkën e Realit? 133 milionë sterlina ose 150 milionë euro! Për të dy lojtarët ka shfaqur mjaft interes dhe Mançester Junajtid – “Djajtë e kuq” kanë interes vetëm për Hames Rodigezin, sepse kanë hequr dorë nga Morata pas firmës me Lukakun – por presidenti Florentino Perez nuk ka shfaqur ndonjë dëshirë të madhe për t’ia shitur dy lojtarëve “Djajve të kuq”. Çelsi nga ana e vet kishte hequr dorë nga Morata, sepse kishte si objektiv parësor Lukakun. Por me kalimin e belgut në “Old Trafford” dhe me Diego Kostën në pikëpyetje serioze, Konte duket se ka kthyer përsëri sytë nga Madridi. Nga ana e vet Perez nuk i dëshiron më lojtarët nëpër këmbë dhe po bën gjithçka për t’i larguar nga Reali i tij.

Madje, mediat në Spanjë bëjnë me dije se Perez është gati të bëjë një ulje çmimi për dyshen e padëshiruar. “Diario Gol” ka bërë me dije se Reali ka kontaktuar me Çelsin për t’i propozuar dy lojtarët si një paketë që vlen 133 milionë sterlina, ose rreth 150 milionë euro. Çcmimi për Çelsin ndryshon nga ai për Junajtidin, për të cilin dy lojtarët vlejnë 150 milionë sterlina. Nga ana tjetër edhe vetë Morata është shumë i interesuar për t’u larguar nga Madridi. Edhe Hames po flitet prej muajsh se do të largohet nga Junajtid dhe Mançester Junajtid duket një hap përpara Çelsit. Por me ndërhyrjen e fundit të Perezit, situata ka ndryshuar. Tashmë madrilenët janë në pritje të përgjigjes së Çelsit.

 

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here