Pakënaqësia e Ronaldos pasi u largua, Sarri e sqaron: U zemërua se nuk ishte mirë

Juventusi arriti të fitonte me rezultatin 1-2 ndaj Lokomotivës së Moskës, në një ndeshje ku hasi shumë vështirësi. Madje goli i fitores erdhi në minutën e 93 pas perlës së Douglas Costas, duke e nisur në mënyrë fantastike dhe duke e përfunduar topin në rrjetë.

Gjithashtu një situatë e shumë komentuar në media ishte ajo e minutës së 82 të takimit. Kristiano Ronaldo u zëvendësua nga Dibala dhe nuk u pa shumë i kënaqur me trajnerin Sarri. Ky i fundit u shpreh pas ndeshjes se largimi erdhi për arsyen e dëmtimit dhe se pakënaqësia e portugezit nuk ishte me të. Megjithëse nëse shohim me vëmendjen momentin e largimit të Ronaldos, ndoshta portugezi kërkoi që t’i luante edhe ato 8 minutat e mbetura të takimit.

“Ronaldo u zemërua sepse nuk ishte shumë mirë. Kishte një dhimbje në gju për disa ditë dhe prandaj kishte shenja lodhje. E pashë në vështirësi dhe nuk doja ta rrezikoja, prandaj e nxorra jashtë”, u shpreh Sarri./Sport Ekspres/