“Pa kontakte por me zemër”/ Shembull për t’u ndjekur, tifogrupi shqiptar u vjen në ndihmë familjeve të izoluara nga Covid-19

Kosova ka hyrë më hartën e vendeve të prekura nga virusi Covid-19. Dhjetra persona janë prekur nga ky virus ndërsa është raportuar edhe për një viktim. Në këto kushte e gjithë popullësia e Kosovës është vetizoluar mga frika e përhapjes së të ashtuquajturit Koronavirus.

Mes mijra familjesh ka dhe nga ato që nuk e përballojnë dot izolimin për shkak të gjendjes së rënduar ekonomike. Nisur nga ky fakt tifogrupi i skuadrës së Dritës ka marr një angazhim për të ndihmuar familjet në nevojë. Në faqen e tyre në facebook, Intelektualët kanë njoftuar shpërndarjen e ushqimeve në tre familje në nevojë. Tifozët bëjnë thirrje që edhe grupimet e tjera në Kosovë por edhe ata që kanë mundësi, të mund të mbledhin sa më tepër ushqime për familjet e varfëra./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *