Ora ndalet, vjen “Championsi”/ De Ligt e nis nga minuta e parë, Bale dhe Aguero në stol te Real-Manchester City

Ndeshjet e “Champions League” do të dhurojnë emocione të mëdha në mbrëmjen e sotme. Kryesfida është padyshim Real Madrid-Manchester City, që ka vëmendjen kryesore të shikuesve. Por pa harruar këtu edhe përballjen mes Juventusit dhe Lionit, që luhet në Francë.

Trajneri Sarri i ka besuar një vend titullari De Ligt në mbrojtje, ndërsa në sulm është Cuadrado, Dibala dhe Ronaldo. Ndërkohë nga krahu tjetër, Zidan ka ulur sërish në stol Gareth Bale, ndërsa një vend në formacion do ta ketë Vinicius Junior. Më poshtë gjeni edhe formacionet zyrtare. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *