Nuk mund të qendronin në heshtje, tifozët e Tiranës nga Shkodra: Erdha, pashë dhe pushtova

Tirana ka arritur të fitojë me rezultatin 0-1 ndaj Vllaznisë, duke marrë kështu fitoren e tetë radhazi në Superiore. Kjo fitore e dërgon në krye momentalisht këtë skuadër, ndërsa pritet që të shihen edhe rezultatet e ndeshjeve të tjera, ku Kukësi mund ta parakalojë sërish.

Gjithsesi fitorja në Shkodër i lë shumë shije të mirë ambientit bardheblu. Në heshtje nuk mund të qendronin as tifozët e Tiranës, që e kanë bërë reagimin e tyre pas mbylljes së ndeshjes. “Erdha, pashë dhe pushtova”, kjo është mënyra sesi reagojnë pas fitores së marrë ndaj Vllaznisë. Një tjetër fitore që merret në frymën e fundit, me magjinë e Egbos që vazhdon dhe duket si të mos e ketë kurrë një fund. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *