Ekskluzive/ Taipi tregon prapaskenat me Nexhipin: Nuk e refuzova Kukësin, Zvicra do më ndihmojë

Gjelbrim Taipi ka hedhur para pak kohësh firmën për ekipin e tij të ri Shafhauzen në Zvicër. Futbollsti shqiptar i ka dhënë kështu fund fjalëve të merkatos, ku pas një periudhe pa ekip u përfol se do të bashkohej me Kukësin në Superiore. Në një prononcim për “Sport Ekspres”, lojtari pranon se verilindorët kanë ardhur me një ofertë për të, por ka zgjedhur të vazhdojë karrierën në zvicër, ku synon të ngjitet në elitën zviceriane. Ndërkohë nuk ka lënë pa përmendur edhe Kombëtaren dhe emocionet që të jep veshja e fanellës së kësaj të fundit.

“Kalimi te kjo skuadër është që pikë së pari ta ndihmoj ekipin po ashtu edhe veten time që të luaj këtë gjysëm sezoni që më shpresë verës të kthehem prapë në Super Legue. Po, është e vërtetë se kemi kontaktuar me Nexhipin, pasi kemi luajtur edhe bashkë te Shkëndija e Tetovës. Njihemi gjatë dhe më ka propozuar, mirëpo nuk është se e kam refuzuar apo skam treguar respekt, por kam dashur që të vazhdoj aventurën në Zvicër pasi këtu kam 7 vite dhe jam adaptuar.

Po normal që çdo futbollist që luan futboll kur arrin një periudhë e mendon edhe Kombëtaren. Por nuk diskutohet që njëherë duhet të luash te skuadra për të qenë në një nivel të lartë, pastaj Kombëtarja të fton. Kanë qenë kohë shumë të mira me grupmoshat e U21 e Shqipërisë, kemi pasur një grup shumë të mirë aty. Gjithashtu e mbaj mend ndeshjen e fundit kundër Austrisë, që e  mposhtëm 3:1. Patjetër që e kujtoj se është kënaqësi ta vesh fanellën e Kombëtares, pa marrë parasysh nëse luan te grupmoshat apo ekipi i parë”, është shprehur Gjelbrim Taipi./Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online