VIDEO/ Gjesti i Gentian Muçës pas ndeshjes, i jep zemër portierit të Vllaznisë që shpërtheu në lot

Nga trajneri i Vllaznisë dhe ambienti sportiv, portieri Sherri shihet si njeriu që vendosi takimin në Shkodër, në atë humbje kundër Tiranës në shifrat 0-1. Pikërisht në momentin më të mirë për shkodranët dhe atëherë kur bardheblutë nuk po shfaqeshin kërcënues, vjen një goditje nga distanca e Kobina që mund të ndalohej me pak kujdes, e cila përfundoi në rrjetë.

Por pavarësisht të gjithave, gabimet janë njerëzore dhe këtu nuk mund të përjashtohet edhe portieri Sherri. Duke e ndjerë kaq shumë peshën e fanellës, ka shpërthyer menjëherë në lot në përfundimin e takimit. Një gjest për t’u vlerësuar edhe nga kapiteni i Tiranës, Gent Muça, që ka shkuar për t’i dhënë zemër përpara se të vazhdonte festën. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online