‘’Nuk mund të merrja frymë normalisht’’ , trajneri i Leicester tregon makthin që kaloi kur doli pozitiv me COVID-19

Jo vetëm qytetarë të thjeshtë, por edhe shumë lojtarë dhe staf teknik janë u prekën nga virusi famëkeq COVID-19. Pas trajnerit të Arsenalit, Mikel Arteta, është trajneri i Leicester, Brendan Rodgers, që pranoi se ka qenë  i infektuar nga virusi pandemik. Për një intervistë të bërë për radion vendase ‘’ BBC Radio Leicester’’, tha se shpeshherë kishte vështirësi në frymëmarrje.

‘’S’mund të merrja frymë. Sa herë që ecja më dukej sikur ngjitja malin më të lartë në Azi, Klimanxharo. Për tre javë nuk ndjeja erë ose shije. Nuk kisha forcë për të bërë asgjë. Një javë më pas, gruaja ime ndjehej po njësoj. Ne u testuam dhe të dy u diagnostikuam me koronavirus”- tha trajneri. Edhe pse duket se fuqia e përhapjes së virusit ka filluar të zbehet, përsëri frika vazhdon të jetë e pranishme. Numri total i të infektuarëve ka arritur në vlerën 6 milionë. /Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *