Nuk ka më dyshime, Beqiri sistemohet në ekipin e ri

Oriad Beqiri nuk do të jetë pjesë e Luftëtarit dhe ky është një lajm i ditur prej kohësh. Mbrojtësi,i cili në Gjirokastër ka mbajtur dhe shiritin e kapitenit  është larguar që para Kupave të Europës, por nuk e kishte tërhequr kartonin nga skuadra që ishte aktivizuar tre edicionet e fundit.

Sot ka ardhur dhe zyrtarizimi i largimit, pasi drejtuesit e Luftëtarit i kanë dorëzuar lojtarit lejen e kalimit. Beqiri prej javësh ishte bashkuar me skuadrën e Kamzës, por klubi nga periferia e kryeqytetit nuk e kishte prezantuar, pikërisht për faktin se kishte munguar leja e kalimit.

Sapo lojtari t’i dorëzojë klubit të Kamzës lejen e kalimit do të vijë dhe prezantimi i tij. Beqiri është një lojtar me mjaft eksperiencë dhe pritet që të jetë një vlerë e shtuar për skuadrën e teknikut Devolli.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *