Nuk e kanë ndalur asnjëherë stërvitjen, gjithë Superiorja me vështrimin në Ballsh për rrëzimin e Tiranës

Duket se ka një dritë jeshile në fund të tunelit, teksa qeveria shqiptare zyrtarizoi rinisjen e kampionatit ditën e mëkurë më datë 3 qershor. Në këtë ditë do të zhvillohen 4 sfida, nga të cilat tre prej tyre do të luhen në orën 17:00 dhe e katërta që është superndeshja Skënderbeu-Partizani do të luhet në orën 20:00.

Vëmendja kryesore do të përqendrohet në qytetin e Ballshit, aty ku do të luhet sfida Bylis-Tirana. Një fitore e kryeqytetasve përballë ballshiotëve do të çonte drejt një hapi të sigurtë pranë titullit. Megjithatë lojtarëve të Tiranës do t’u duhet të djersisin jo pak në fushë, pasi kundërshtari i tyre është gati një kundërshtar i pamposhtur kur luan në shtëpinë e vet.

Në Ballsh, vetëm Skënderbeu ia ka dalë të jetë triumfues, pas përmbysjes së jashtëzakonshme në minutat e fundit të takimit, i cili përfundoi në rezultatin 2-3. Presidenti i Bylisit, Besnik Kapllanaj, ka pohuar për mediat se lojtarët e tyre nuk e kanë ndalur asnjherë stërvitjen. Fjetja e tyre është siguruar në ambientet e hotelit “Gjanica” në periferi të Mallakstrës që është në pronësi të vet familjes Kapllanaj.

Kjo i jep një favor të madh lojtarëve të tyre, të cilët janë të gatshëm për t’u përballur me kundërshtarin. Një fitore e tyre ndaj Tiranës do të rihapte garën për kreun, për këtë arsye të gjitha skuadrat po presin me padurim një hap fals të djemve të drejtuar nga Egbo. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *