Një mesfushor shumë premtues për Shqipërinë, 18-vjeçari është zbulim i Sormanit

0

Në Superioren tonë vazhdojmë të etiketojmë si talente lojtarë nga 22, 23 vjeç, ndërsa asnjë nga trajnerët tanë nuk ka guxim të aktivizojë futbollistë në moshën 18-vjeçare apo dhe më të vegjël. Kanë frikë nga presidentët e tyre dhe nuk e kemi kulturë pune. Raste të tilla në Shqipëri mund t’i numërojmë me gishtat e duarve.

Ndryshe ndodh jashtë Shqipërie, pasi vende si Kroacia, Danimarka, Brazili mundohen t’i promovojnë që 16, 17, 18 vjeç futbollistët e rinj. Duke patur fatin të jetojë shumë larg vendin tonë dhe të lindte në Danimarkë, Shqipëria mund të fitojë një talent shumë premtues për të ardhmen dhe sërish duhet t’i falemi trajnerit italian, Adolfo Sormani.

Në ekipin e Vejles nuk është Ramadani shqiptari i vetëm. Në skuadër ndodhen dhe vëllezërit Agron dhe Arbnor Mucolli. I pari 19 vjeç, i dyti 18 vjeç. Të dy mesfushorë dhe të dy luftojnë për një vend në ekip. Më në sy deri tani ka rënë Arbnori. Ky i fundit u aktivizu si titullar në ndeshjen e parë të Vejles në ligën e parë daneze. Arbnori ka luajtur me Danimarkën U-18, por së fundmi ka refuzuar ftesat e tyre për të pranuar ftesën e shpresave të Shqipërisë. 18-vjeçari ka luajtur dhe vjet në ligën e parë daneze në 15 ndeshje. A do të ketë guxim Kristian Panuçi të japë një shembull të mirë dhe të nisë besimin te të rinjtë? Dyshojmë!

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.