Një dorë si e Simeones e sjell në vete, Kamberit dhe Ekubanit i hapet rruga te Rangersi i Gerrard

Morelos ishte sulmuesi që përpara se Florian Kamberi të shkonte te Rangersi, shihej si i paprekshëm. Një lojtar fantastik në kontrollin e topit, mbajtjen e tij dhe njëkohësisht gjetjen e rrjetës kundërshtare. Por një pikë që ky sulmues duhet të përmirësojë, shumë madje, është mbajtja e qetësisë.

Nuk kanë të numëruar kartonat e kuq që ka marrë Morelos në pak kohë te Rangersi. Gjithashtu edhe një rënie forme e shoqëruar me shkëlqimin e Kamberit, bëri që në Skoci të nisnin të mendonin për sulmuesin shqiptar që të kishin vendin e titullarit.

Ndërkohë në Spanjë raportohet se Simeone e kërkon Morelos te Atletiko Madridi. Vetëm një dorë nga trajneri Simeone mund të rikthehet Morelos në vete, ndërsa nga ana tjetër do t’i hapet rruga Kamberit te Rangersi. Me shumë mundësi, largimi i lojtarit drejt Spanjë, do të shoqërohet me afrimin e Kaleb Ekuban në Skoci. /Sport Ekspres/