Nga Siti i pandalshëm, te rekordi i Salah, fitojnë të mëdhenjtë në Premier Ligë

0

Një vit më parë munden keqas, sot Pep Guardiola merr hap, sepse Mançester Siti ka fituar 209 në Lester, ndaj kampionëve të dy viteve më parë. Është fitorja e dhjetë rresht në Premier Ligë për Sitin, me Gabriel Zhezus që konfirmohet një futbollist i jashtëzakonshëm, duke shënuar golin e parë në fund të pjesës së parë, ndërsa një tjetër lojtar fenomenal, De Brujne, mbylli gjithçka në fillim të pjesës së dytë. Nuk ishte një fitore e vështirë, por pak fat duhej, sepse para golaveKompani duhej të kishte dalë me karton të kuq, për një ndërhyrje të rëndë.

Ringjallja vazhdon për Çelsin, që fitoi 4-0 në Uest Bromuiç Albion, duke dhuruar spektakël. Morata, Hazard e Markos Alonso shënuan që në pjesën e parë, ndërsa Alonso mbylli llogaritë në pjesën e dytë.

Liverpuli arriti një fitore të lehtë ndaj Sauthemptonit, 3-0, me Mohamed Salah që hyn në histori, sepse shënoi 2 gola dhe ka mbërritur në kuotën e 9 golave në 12 ndeshjet e para në kampionat, duke thyer rekordin e Robie Faulerit, vendosur më shumë se dy dekada më parë, me 8 gola në 12 ndeshje.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image