Në Kosovë nuk e lënë pa komentuar: Celina ka shqiponjë tatuazh, por flet vetëm anglisht

Kosova ka arritur të fitojë me rezultatin 2-0 në përballjen ndaj Malit të Zi. Një fitore me shumë vlera për dardanët, që sërish ngelen në garë për kualifikimin në Europian. Por ai që po diskutohet te dardanët është Bersant Celina.

Jo për atë që jep në fushën e blertë, pasi edhe dje ishte më i miri. Por në intervistat pas ndeshjes, sulmuesi i Sëanseat flet gjithmonë në gjuhën angleze. Kjo ka shkaktuar shumë komente në rrjetet sociale, por gjithashtu është pasqyruar dhe nga ana e mediave. Sidomos nëse përmendim edhe faktin që si tatuazh ky futbollist ka dhe shqiponjën.

Mesa duket mbajtja e gjuhës shqipe ishte një mision i vështirë për djaloshin nga Prizreni, që gjithsesi zgjedhi Kosovën pavarësisht shanseve që mund të kishte te Norvegjia. /Sport Ekspres/