Në Itali po u bëjnë gjyqin, edhe legjenda e Juves është hapur kundër Turqisë

Sa shumë që është komentuar dhe pasqyruar ajo ndeshje mes Turqisë dhe Shqipërisë. Përtej asaj që u prodhua në fushën e blertë dhe rezultatit, por për festimin e lojtarëve turqë. Në shenjë nderuese për ushtarët e tyre që po luftojnë në Siri kundër kurdëve.

Në fakt, jo edhe aq e papritur e gjitha kjo. Cengiz Under e kishte postuar një foto të tillë më parë, duke shkaktuar polemika të jashtëzakonshme. Në Itali i dolën të gjithë kundër për veprimin e bërë dhe sjelljen e Turqisë në këtë rast, duke e shndërruar futbollin në tërësisht politikë. E hapur nga Under, do të vazhdonte e njëjta gjë edhe me Demiral, që postoi një video mbështetëse për veprimin e Erdogan.

Por aty do të vinte edhe një kthim i përgjigjes kundër kësaj çështje nga ana e legjendës së Juventusit që tashmë ka lënë futbollin, Claudio Marchisio: “Kurdët janë heronjë pasi kanë luftuar me ISIS. Tani Erdogan pushton tokat e tyre. A mund ta kthejmë kokën nga ana tjetër?”. Kjo ishte kronika e shpërndarë nga ana e gazetarit Corrado Formgili, por e rishpërndarë nga Marchisio, duke treguar që ka të njëjtin këndvështrim.

Vetë shtypi itaian ka mbajtur një qendrim mbi këtë çështje, duke parë që disa prej lojtarëve turq që kanë marrë pjesë në këtë festim luajnë në Seria A. Sipas tyre është e turpshme që një lojë si futbolli e që frymëzon shumë njerëz në botën mbarë, të dërgojë mesazhe mbështetëse për luftën. /Sport Ekspres/