Në Elbasan pa tifozë, por Dinamo ka “ultras” me vete

0

Sipas urdhrit të UEFA-s, Skënderbeu-Dinamo Kiev po luhet me dyer të mbyllura, sepse fusha e Skënderbeut është e dënuar.

Duke respektuar rregulloren, të dyja palët kanë një numër të limituar personash që mund të marrin në stadium: drejtues e gazetarë, por asnjë tifoz.

Megjithatë, interesante është skena në Elbasan Arena: disa dhjetëra persona janë duke bërë tifozllëk për Dinamon dhe duket qartë që nuk janë gazetarë, pasi askush nuk po mban shënime. Ndoshta janë të gjithë drejtues, kushedi sa shpenzon Dinamo për t’i paguar!

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.