Skënderbeu magjik, fitore me “dorë në zemër” (Video)

Skënderbeu 3
Dinamo Kiev  1
E enjte, 23 nëntor 2017, ora 21:05, stadiumi “Elbasan Arena”, Elbasan 

Golat: Lilaj 18′, Xhejms 53′, Soue 56′ / Tsyganov 16′

Skënderbeu: Shehi, Radas, Aliti, Vangjeli, Mici, Osmani (Nimaga 69′), Muzaka, Lilaj, Gavazaj (Taku 72′), Xhejms, Soue (Dita 90′). Trajner: Ilir Daja
Dinamo i Kievit: Bushçan, Shepliev, Morozuk, Moraes, Tsygankov, Korzun (Shaparenko 60′), Pivariç, Kaçeridi, Besedin, Kadar, Kedziora (Rysyn 71′). Trajner: Aljaksandër Khaskeviç.
Gjyqtarë: Oliver Drakta, Roland Brandner, Stefan Kuehr (Austri).
Karton i verdhë: Radas 78′, Xhejms 90′ / Bushçan 90′

Magji e Skënderbeut! Korçarët arrijnë të fitojnë me përmbysje  kundër Dinamos së Kievit. Të besuarit e trajnerit Ilir Daja kanë arritur të zhvillojnë një ndeshje thuajse perfekte, padyshim një ndër sfidat më të rëndësishme të futbollit shqiptar në Europë.
Perla e Lilajt që barazoi rezultatin, solli edhe kthesën e madhe të ekipit korçar. Më pas, Xhejmsi dhe Soue “bombarduan” portën e Dinamos së Kievit për të rrëmbyer fitoren e shumëdëshiruar. Në fund, Rysyn arrin të ngushtojë diferencën me një gol në minutën e 90-të, por deri në fund vendasit arrijnë të rezistojnë. Mëkati i vetëm? Mungesa e tifozerisë.

Pjesa e parë 

45-minutat e para në stadiumin “Elbasan Arena” shfaqën një lojë që nuk kaloi mbi mesataren. Skënderbeu u mundua që të merrte në dorë frrenat e lojës dhe ja arriti në momente të caktuara, kjo edhe nga dashamirësia e ukrainasve. Miqtë nuk shpenzuan shumë energji në pjesën e parë dhe në momentet që ndërtonin aksione arrinin të dilnin pa vështirësi para portës së korçarëve. E njëjta gjë ndodhi edhe në momentin e golit të shënuar, traversës së goditur dhe golit të anuluar.
Të besuarit e Dajës kanë vështirësi për të dalë në sulm, pasi thyhen që në mesfushë. Vendasit preferojnë të dalin nga krahët dhe me goditje standarte. Pjesa e dytë do të dhurojë më shumë emocione, pasi pritet që të dy skuadrat të jenë më sulmuese.

Pjesa e dytë

Ka nisur mjaft mirë pjesa e dytë për skuadrën e Skënderbeut. Vendasit janë treguar më të guximshëm dhe kanë arritur të gjejnë dy gola të shpejtë me Xhejmsin dhe Soue. Në harkun kohor të 3 minutave, korçarët arrijnë të kthejnë vëmendjen duke dërguar rezultatin 3 me 1. Deri në fund të takimit, korçarët mbrohen mjaft mirë dhe mbajnë presionin e ukrainasve. Shehi përgjigjet mirë në momente të caktuara dhe arrin të ndalë gjithçka. Deri në fund, korçarët nuk gabojnë thuajse asgjë dhe arrijnë të mbajnë rezultatin e pandryshuar.

 

Golat

Goli i Tsyganov

Goli i Sabien Lilaj

Goli i shënuar nga Xhejms

Goli i shënuar nga Soue

Goli i shënuar nga Rysyn

16′ – Aksion mjaft i mirë i Dinamos së Kievit. kombinime në zonë dhe Tsyganov del përpara portës së boshatisur dhe e dërgon në rrjetë. Ka pretendime për pozicion jashtëloje. 0-1
18′ –
Kundërpërgjigjet mjaft mirë Skënderbeu. Lilaj me një silurë barazon rezultatin. 1-1.
53′ – Skënderbeu kalon në avantazh me Xhejms. Mici kroson drejt zonës, Soue pason për afrikanin dhe arrin të kalojë në avantazh korçarët. 2-1.
56′ – Kundërsulm i Skënderbeut, Gavazaj nxjerr mjaft mirë Souen para portierit. Sulmuesi kalon edhe “gardianin” ukrainas dhe e dërgon në rrjetë. 3-1.
90′ – Skemë nga goditja e dënimit. Rysyn arrin të ngushtojë diferencën pas disa pasave në zonën e Skënderbeut. 2-3

 

 

Episodet

4′ – Shepliev provon nga distanca me forcë, por pret mirë Shehi.
9′ – Krosim drejt zonës së Dinamos, godet me kokë Soue, por nuk gjen kuadratin.
32′ – Dinamo e Kievit arrin të dërgojë topin në rrjetë për të dytën herë, por nuk vlen, pasi gjyqtari akordon pozicion jashtëloje.
35′ – Korne për ukrainasit. Besedin gjendet i lirë brenda zonës, por goditja e tij me kokë përfundon mbi traun e portës.
39′ – Skënderbeu shpëton për mrekulli. Fillimisht është Radas që largon një top të rrezikshëm brenda zonës, ndërsa më pas Junior Moraes godet traversën.
43′ – Aksion i mirë i Skënderbeut. Sulmuesi Soue gjendet i lirë në zonë, por goditja e tij është krejtësisht e gabuar duke humbur një mundësi të mirë.
48′ – Lilaj provon nga distanca, por nuk gjen kuadratin.
78′ – Skemë nga goditja e dënimit, Besedin tenton një top në zonë, por ndalet nga Aliti në korne. Moment i vështirë.
85′ – Tsyganov provon një goditje nga distanca, por kontrollon mirë Shehi.
90+4′ – Skënderbeu shpëton për mrekulli. Kros drejt zonës së Skënderbeut, parakalon pasqyrën e portës, por fatmirësisht se arrin askush nga lojtarët e Dinamos së Kievit.

 

 

 

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online