Ndeshjet e sotme: nga Lezha në Pogradec, kryeqendrat e së Parës

0

Jo vetëm ndeshje në elitë, pasi sot luhen jo pak ndeshje të Kategorisë së Parë. Janë nëntë sfida që zhvillohen për llogari të javës së katërt, ndërkohë që nesër mbyllet kjo javë me takimin Besa-Bylis.

Sot sytë janë në Lezhë, aty ku Besëlidhja vendase pret Vllazninë kryesuese të grupit. Një tjetër provë force për skuadrën e Hasan Likës. Të gjithë ekipet mundohen t’i futin stërkëmbësin dhe radha është e Besëlidhjes.

Dinamo përballet me Erzenin dhe të dyja skuadrat do mundohen të fitojnë për të qëndruar pas Vllaznisë. Burreli do të tentojë triumfin e parë kundër Shënkollit, që në ndeshjet brenda nuk hap rrugë. Në Peshkopi Korabi e ka të qartë se kërkon ta mundë Vorën, ndërkohë në Shkodër zhvillohet Veleçiku-Iliria.

KATEGORIA E PARË – JAVA 4

Grupi A
E shtunë, më 29 shtator, ora 16:00
Dinamo- Erzeni
Burreli-Shënkolli
Besëlidhja- Vllaznia
Korabi-Vora
Veleçiku-Iliria

Në grupin B pa diskutim që takimi në Pogradec mes vendasve dhe Egnatias është më interesanti. Vendasit duan maksimumin në shtëpi, por përballë kanë rrogozhinasit e vendit të parë në klasifikim. Do të jetë një ndeshje e fortë.

Elbasani, që ende nuk njeh shijen e fitores, në Cërrik do të presë Apoloninë. Për verdheblutë marrja e pikëve nuk do të jetë aspak e lehtë, pasi fierakët kanë treguar se janë të fortë edhe jashtë fushës së tyre. Lushnja dhe Tomori janë ekipet e tjera që në shtëpi nuk duhet t’i falin Turbinën dhe Orikun surprizues.

Grupi B
E shtunë, më 29 shtator, ora 16:00
Pogradeci-Egnatia
Elbasani-Apolonia
Lushnja-Turbina
Tomori-Oriku

E diel, më 30 shtator, ora 16:00
Besa- Bylis

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.