Ndeshje që ndodhin vetëm në Turqi, Muriqi nervozohet me kapitenin e tij dhe i hedh shiritin

Në Turqi asnjëherë nuk mungojnë ndeshjet e tensionit, me kartona të kuq dhe shumë gola. Kjo erdhi këtë herë nga Fenerbaçe në humbjen me rezultatin 3-1 ndaj Sivasporit. Një disfatë që e largon shumë këtë ekip nga misioni që kishte fillimisht, për të fituar titullin në Turqi.

Dy kartona të kuq janë marrë në minutat e fundit të takimit nga Fenerbaçe kur rezultati ishte 2-1. Për një minutë, më saktësisht në të 93’ dhe të 94 dolën me të kuq Rodriguez dhe Tufan. Ky i fundit kishte edhe shiritin e kapitenit, ndërsa ia dorëzoi Vedat Muriqit dhe po dilte nga fusha. Por sulmuesi shqiptar nuk po e kapërdinte situatën dhe mes ulërimave ia ka hedhur shiritin në tokë. Në aksionin e fundit do të vinte edhe goli i tretë i Sivasporit për të mbyllur historinë e takimit. /Sport Ekspres/