Ndalet rekordi i Guardiolës, portieri Ederson bën heroin në Londër

0

Minuta e parë shtesë, Uilfrid Zaha çmendi edhe një herë mbrojtjen e Mançester Sitit, u fut në zonë dhe u ndal me faull. 11-metërsh dhe disfata e parë sezonale e Sitit në horizont. Gjuajtësi i penalltive, Milivojeviç, këtë radhë nuk u zu me Benteken dhe e gjuajti ai penalltinë, por shumë keq dhe Ederson ia priti në pozicion qendror. Vendimtar portieri brazilian i Sitit, për të cilit Pep Guardiola ka shpenzuar 40 milionë euro para pak muajsh, për t’ia marrë Benfikës. Gjeniu duket edhe një vendime të tilla.

Siti u ndal sot, 0-0 në Londër ndaj Kristal Palas, barazimi i parë pas 18 fitoresh rresht dhe Guardiola nuk e arriti dot rekordin e vet vendosur te Bajerni. Pak rëndësi ka, Çelsi është 14 pikë larg, mjaftojnë e teprojnë për të udhëtuar të qetë drejt titullit kampion.

Palas i drejtuar nga Roj Hoxhson luajti një ndeshje të shkëlqyer, duke u bazuar tërësisht te një Zaha i frikshëm në sulm, i cili luajti një ndeshje madhështore. Nëse Palas nuk fitoi, nuk është faji i Zahasë, i cili duket se vazhdon ta konsiderojë derbi përballjen me Sitin, duke qenë se ka luajtur me Mançester Junajtid, ku nuk e pritën, nuk patën durim.

Ndeshja ishte e bukur, Palas nuk qëndroi i tëri në mbrojtje, ndryshe nga shumë rivalë të Sitit, ndërsa pika e marrë nga Hoxhson është e merituar. Një pikë që largon palsa zonën e ftohtë dhe e mbyll vitin me festë për Shqiponjat, ndërsa te Siti dëshpërimi është i madh sidomos për faktin se në fillim të ndeshjes u dëmtua keqas sulmuesi kryesor Gabriel Zhezus, i cili doli i përlotur nga fusha.

 

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image