“Na u anullua bileta katër herë”/ Boksierët shqiptarë në Britani: Erdhëm këtu me shpenzimet e familjes

0

Krenar dhe Rexhildo Zeneli nuk e kanë marrë ende dritën jeshilë për tu rikthyer në atdhe. Dy bokiserët nga Vlora kanë mbetur të izoluar në Britani që prej 13 marsit kur qeveria jonë vendosi të mbyll çdo rrugë ajrore dhe toksore me të gjitha shtetet. Situata e krijuar nga virusi Covid-19 ndrërpreu kampionatin europian të boksit duke izoluar dy bokiserët shqiptarë. Së fundmi në një intervistë për “Report Tv” Krenari dhe Rexhildo kanë thënë se rikthim në Shqipëri mbetet ende pa përgjigje nga autoritetet.

“Ky ka qenë rasti i katërt që na është anuluar fluturimi. Mbrëmë na lajmëruan që është shtyrë fluturimi dhe nuk dihet. Rreth ditës së enjte ose të premte do të kemi sërish kontakt me ta. Por as këto ditë nuk dihen të sigurta për kthimin. Presim një njoftim të dytë. Nuk është asgjë e sigurt. Shpenzimet për të ardhur deri këtu i ka mbuluar trajneri ynë Gëzim Zeneli, që është xhaxhai im dhe babai i boksierit tjetër, për arsye se nuk ka qenë i çelur fondi i shtetit, me kushtin që kur fondi të hapet këto lekë do të na kthehen pas. Ne kemi marë masat po ashtu kemi biseduar që kur të kthehemi të bëjmë analizat për vetën tonë. Po ashtu do vetë karantinohemi duke qëndruar mbyllur për 14 ditë në shtëpi.”/Sport Ekspres/

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.