“Nuk shikoj shumë futboll”, Ter Stegen e surprizon gazetarin: Nuk ia kam idenë as emrave të lojtarëve

Një intervistë shumë e veçantë është ajo që ka dhënë Ter Stegen për “El Pais”. Gjithmonë jemi mësuar që të shohim teksa lojtarët e njohur janë të varur shumë nga futbolli dhe nuk e konceptojnë dot jetën e tyre pa të.

Por për portierin e Barcelonës, duket më tepër si profesion. Ai shprehet se nuk shikon shumë ndeshje futbolli dhe këtë gjë e bën kur ka përplasje titanësh apo luan ndonjë shok i tiji. Gjithashtu duke lënë të befasuar gazetarin me përgjigjen se edhe atëherë nuk i njeh lojtarët me emra.

“Nuk ia kam idenë fare, nuk shoh shumë futboll, vetëm kur ka ndeshje të bukura dhe kur luan ndonjë shok. Ndonjëherë ata më kërkojnë emrin e një lojtar dhe unë them: ‘Nuk kam kujtesë të mirë”. Në Spanjë më ndodh që nuk ia di emrat e rivalëve, nuk e di sesi quhen. Kur e vendosnin videon në televizor, nuk e di përshembull se kush është ai që lëviz në fushë. Është pak e çuditshme”, ka thënë Ter Stegen. /Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online