Murinjo “peshkon xholin”, Marsial mposht Totenhemin

0

Një gol nga Antoni Marsial 9 minuta para përfundimit i dha fitoren 1-0 Mançester Junajtid, në sfidë delikate kundër Totenhemit, rival direkt për kreun dhe në formë të shkëlqyer këtë sezon. Për miqtë mungonte sulmuesi kryesor Heri Kejn dhe kjo u vu re, sepse ishin londinezët skuadra më e mirë në fushë në pjesën e parë, por u pa qartë që mungonte një finalizues i mirë aksionesh.

Ndërkaq, Junajtid vuajti, luajti dobët për periudha të gjata dhe bëri shumë pak në aspektin sulmues në 45 minutat e para, por në pjesën e dytë niveli i lojës u rrit.

Zhoze Murinjo bëri lëvizjen fituese në fund, sepse aktivizoi sulmuesin Marsial dhe francezi zgjidhi gjithçka, pak pasi Dele Alli humbi një rast ideal për miqtë. Me këtë fitore, Mançester Junajtid qëndron pranë kreut, ndërsa Totenhemi mund të zbresë ndjeshëm në renditje, në varësi të rezultateve të pasdites. Rekord sezonal për Marsialin, sepse ka shënuar 4 gola duke e nisur nga stoli, si asnjë futbollist në Premier Ligë.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image