Murinjo paguan për të shmangur burgun në Spanjë

0

Historia e evazionit fiskal të dhe fshehjes së të ardhurave në Spanjë ka përfshirë shumë emra të rëndësishëm këto vitet e fundit, aq sa edhe Kristiano Ronaldo e Mesi kanë përfunduar para gjykatës, por mes emrave që kanë shkelur ligjin edhe edhe Zhoze Murinjo dhe portugezi ka pranuar gjithçka, duke evituar betejat e gjata ligjore.

El Mundo në Spanjë raporton se trajneri portugez ka gjetur marrëveshjen me autoritet spanjolle që të paguajë një gjobë prej 800.000 eurosh, duke mbyllur gjithçka dhe duke fshirë kërkesën e Prokurorisë në Spanjë për dënim me burg.

Më parë Murinjo kishte rënë dakord të shlyente 4.4 milionë euro detyrime fiskale të prapambetura, detyrim ndaj shtetit spanjoll për periudhën kur drejtonte Real Madridin. Akuza ishte se Murinjo kishte fshehur të ardhurat nga të drejtat e imazhit, akuzë që portugezi nuk e kundërshtoi, duke preferuar të paguajë.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.