“Mos i luani Gatuzon dhe Mirabelin”, letër e gjatë e tifozerisë së Milanit!

“Duam që me këto rreshta të sqarojmë pozicionin tonë karshi ngjarjeve të fundit të javës. Nuk jemi as ekonomistë dhe as ekspertë financash, jemi ultras dhe si të tillë, kemi në zemër ngjarjet e Milanit tonë. Kërkojmë vetëm respekt dhe impenjim drejt kësaj fanelle. Kemi pasur mundësi disa herë, por sidomos në grumbullim, që të përsërisim mbështetjen tonë ekipit (ata që duan të largohen është mirë që ta bëjnë sa më shpejt), trajnerit tonë të madh dhe Mirabelit, për të cilët kemi vlerësim dhe besim maksimal, për transparencën dhe profesionalizmin”.

Risultati immagini per mirabelli gattuso

“Pikërisht zgjedhja e Rinos ishte gjetja e lumtur dhe intuita e drejtorit tonë sportiv. Eshtë e pamohueshme dhe kundërshtueshme që që kur dyshja Mirabeli dhe Gatuzo punojnë bashkë, është riparë ai mentalitet fitues që rrit edhe më shumë pengjet për gjysmën e sezonit të shkuar. Të përmbysim gjithçka tani, me fillimin e kampionatit në prag, është lëvizje e gabuar. Të dy kanë meritën që kanë bërë “pastërti”, trajneri brenda dhomave të zhveshjes, ndërsa drejtorit sportiv i duhet njohur që liroi klubin nga lojërat e pushtetit, që prej vitesh ishim mësuar të shihnim për shkak agjentësh dhe ish-drejtuesish”.

Risultati immagini per coreografia derby leonardo

“Një betejë që, nëse duhet të përsëritet, do të na shihte përkrah. Për sa i përket pronarëve të rinj, mund t’i kërkojmë vetëm që të shohin historinë kuqezi, duke mos harruar çfarë është bërë nga persona si Leonardo, që ka ditur vetëm të pështyjë mbi këto ngjyra, ashtu sikurse është shprehur edhe tifozeria jonë gjatë derbit. Kemi nevojë për njerëz të mëdhenj me besim kuqezi dhe Leonardo nuk është pjesë e tyre, pasi zgjodhi të tradhtonte popullin kuqezi”.

Risultati immagini per tifosi milan gattuso

“Ashtu si të gjitha rindërtimet, e dimë që do të duhet kohë dhe për një rritje që të jetë më e shpejtë e mundur, duke rinovuar besimin e atyre që kanë bërë mirë deri më sot si dyshja Gatuzo-Mirabeli. Besojmë që pozicionet e tjera t’i jepen personave kompetentë, që të jenë mundësisht të lidhur me Milanin tonë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *