Mision i suksesshëm, Skënderbeu mposht Lushnjen dhe gjen golat e sulmit

0

Pritej fitore dhe ajo erdhi: Skënderbeu ka mundur 4-1 Lushnjen, në një sfidë që duhej ta fitonte me çdo kusht, pavarësisht mungesave të shumta.

Trajneri Daja kërkonte të ruante disa titullarë, pa humbur në cilësi, dhe misioni u arrit me sukses. Afrim Taku në pjesën e parë shënoi dy gola, duke ia prerë shpejt shpresat Lushnjes, që barazoi përkohësisht në minutën e 29-të me Sefën, por vetëm kaq.

Në pjesën e dytë edhe Ali Soue mori pjesë në festë (dha edhe dy asiste), edhe pse goli duhej anuluar për pozicion jashtë loje, para se Xhejms Adenini të mbyllte gjithçka.

E diel, më 15 tetor, ora 17:00

Stadiumi “Skënderbeu”, Korçë

Skënderbeu – Lushnja       4-1

Shënues: Taku 20′, 41′, Soue 75′, Xhejms Adeniji 80′ / Sefa 29′

Skënderbeu: Shehi, Vangjeli, Jashanica, Aliti, Muzaka (Gripshi 84′), Dita, Shkodra, Taku, Xhejms Adeniji, Soue ( Demte 78′). Të gatshëm: Teqja, Mici, Lilaj, Lulaj, Kelmendi. Trajner: Ilir Daja

Lushnja: Bejte, Ruço, Bixhyti, Marku, Mone, Gava, Papa (Alushi 46′), Meto (Magani 70′), Canka, Shkullaku (Pepa 46′), Sefa. Të gatshëm: Bufasi, Elvis Prençi, Taullau, Çela. Trajner: Artan Bano

Kartonë të verdhë: Mone 54′, Bizhyti 67′

Gjyqtarë: Orlando Kuka, Denis Rexha, Redian Dobruna, Remzi Sadiku

Delegat: Besnik Çela; Vëzhgues: Arjan Mali

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.