“Mirë fare, si kampiona që jemi”! Përshëndetja e Albi Dokës: Po e them për herë të parë, do iki nga Tirana

0

Nga Klaudio Ndreca

Albi Doka do të largohet nga Tirana dhe këtë e ka konfirmuar dhe zyrtarizuar vetë futbollisti. Mbrojtësi i bardhebluve do të nisë një aventurë të re në Kroaci, duke kërkuar që të përshëndetet me ekipin duke fituar titullin kampion. Me bindje të madhe qëndron për këtë arritje, duke e konsideruar si fakt të kryer. Madje edhe biseda e parë te “Procesi Sportiv”, nis në këtë mënyrë: “Mirë fare jemi, top, ja si kampiona që jemi”.

Ndërkohë Doka ka premtuar se llogaritë do të mbyllen ndaj Kukësit, ndërsa flet edhe pak mbi aventurën e re. “Me Egbon po shkojmë siç duhet duke fituar të gjitha ndeshjet. Tani po i afrohemi më tepër titullit kampion dhe me shumë mundësi do ta mbyllim me Kukësin. Trajneri Egbo na tha që ju jeni ata që keni kthyer shumë ndeshje, do e bëni edhe këtë ndaj Skënderbeut. U motivuam dhe ata ranë shumë në aspektin fizik. Tani po e them këtu për herë të parë, do mbyllen këto ndeshjet dhe do iki nga Tirana. Do të shkoj në Kroaci për të luajtur te Gorica. Kaq për momentin, për shifrat duhet të prisni ende”, tha Doka. /Sport Ekspres/

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.