Miliona nga shitja e fanellave të yjeve? Klubet nuk përfitojnë aq sa mendohet

Të gjithë kemi lexuar lajme të tipit: “Ky lojtar do t’i shlyejë brenda një muaji milionat e shpenzuar për të, sepse fanellat e tij po shiten me shpejtësinë e dritës”.

Në realitet, diçka e tillë është krejtësisht e pavërtetë, asnjë futbollist në botë, Ronaldo, Mesi apo Nejmar qofshin, nuk i pasuron klubet deri në atë pikë sa të flitet për shpenzim të rikuperuar nga fanellat e shitura.

Kontratat për prodhimin e fanellave nuk janë marrëveshje sposnsorizimi, nuk është thjesht një logo qr vendoset në fanellë, sepse kompanitë gjigante si Adidas, Nike e Puma nuk kanë asnjë interes të shënojnë pa fund vetëm në reklamë. Është krejt ndryshe: klubet marrin një pagesë fikse në vit, për shembull Mançester Junajtid merr 75 milionë sterlina në vit nga Adidas, Çelsi 60 milionë nga Nike e me radhë.

Edhe numri i fanellave të shitura nuk është astronomik, sepse duhet llogaritur që shumë nga tifozët qr po blejnë fanellën e Kristiano Ronaldos janë klientë të rregullt, që blejnë gjithnjë fanellë, nuk është se dalin si kërpudha.

Për kompanitë që furnizojnë klubet me fanella, kontratat me klubet janë një burim i jashtëzakonshëm fitimi. Kështu, Adidas i jep 750 milionë sterlina për 10 vjet kontratë Mançester Junajtidit, por ndërkohë ka parashikuar arkëtimin e 1.5 miliardë sterlinave nga shitja e fanellave të Junajtid. Po, arkëtimet e fanellave të shitura nuk i marrin klubet, ato e shumta marrin një përqindje të vogël ose ashtu si ka bërë Juventusi, mbajnë të ardhurat nga dyqanet e klubit në qytetin e vet, apo nga shitja e fanellave në faqen e vet zyrtare.

Pse nuk i prodhojnë dhe shesin vetë fanellat klubet, që të argëtojnë gjithçka vetë? E thjeshtë, sepse janë klube futbolli, nuk e kanë idenë si mund të organizohet prodhimi i miliona fanellave në vit, si behet shpërndarja në gjithë botën, si menaxhohet marketingu, etj. Klubet e futbollit nuk kanë asnjë shans që të bëjnë atë që bën për shembull Nike, që për periudhën mars, prill, maj 2017 deklaroi 7 miliardë sterlina fitim. Krahasojeni pak më klubet e mëdhenj: Barcelona e mbylli sezonin e shkuar me rreth 10 milionë euro fitim në bilanc, qindarka krahasuar me fitimet e kompanive që prodhojnë e shesin fanellat origjinale të klubeve.

 

2 thoughts on “Miliona nga shitja e fanellave të yjeve? Klubet nuk përfitojnë aq sa mendohet

  1. Po mire, ju kush ju ka thene qe fitem e shitjes se fanellave i merr klubi? Sigurisht qe Ronaldo e justifikon vleren e tij, jo vetem me shitjen e fanellave por me rritjen e te ardhurave te klubit. Vetem biletat per kete vite jane rritur me 33% vlera, ne burse sot qe po flasim Juventus S.p.A ka nje rritje prej 27%, nga vlera 560 milion € ne 837 milion €. Prurje te reja marketingu dhe te drejtat televizive. Ronaldo gjeneron 485 milion $ vetem nga mediat sociale, Juventus gjeneronte 435 milion $ nga te gjitha aktivitetet, e kuptoni qe ketu behet fjale per nje makineri leku dhe jo thjesht lojtar. E ke iden si e ka kontraten Ronaldo me Nike? Te perjetshme per 1 miliard $, e di sa kompani ka nga mbrapa Ronaldo qe e sponsorizojne dhe jane te gatshme te investojne kudo qe ai shkel? Me fal i keni ndjekur kuotimet e fundit te klubeve? Real qe nga ikja e Ronaldo i kane rene te ardhur me 21%, kjo do te thote qe te humbas primatin e klubit me vlere me te madhe ne bote. Keto nuk jane shaka, po jane leke qe vijne nga imazhi i nje personi. Mblidhi njehere te vetme te gjitha keto dhe shikoje i del rroga dhe te tjerat Ronaldos nga klubi apo vete.
    Krahasimi me Barcelonen eshte shume banal, Barcelona ka kryer 531 milion vetem blerje lojtaresh, ka pagesa 285 milion ne vite, nese nuk do te bente keto blerje shikoje diferencen sa do te ishte fitimi. Shiko ekipet e PL sa i kane fitimet dhe luksin qe harxhojne aq shume para. Barcelona ka arritur nivel rekord per te ardhurat vjetore qe jane hyrje ne ekip.
    Mundohuni pak me shume me ate qe kerkoni te shkruani dhe te pasqyroni tek lexuesit.
    Per informacion sa fitojne kompanite vetem nga postimet e Ronaldo:
    580 postime x 1,613,309 (reagime per cdo postime) = 935,719,220 $
    E kuptove sa vlen si BRAND?
    Pune te mbare dhe me shume profesionalizem dhe mos i ndikoni nga fjalet e disave qe mendojne se shitit 1 milion fanella dhe justifikoje pagen dhe blerjen e tij, llogarite jane me te thella dhe interesa me te medha se cfare mendojne disa…

    1. “Po mire, ju kush ju ka thene qe fitem e shitjes se fanellave i merr klubi?”. Nese lexon mediat e huaja, Marca, As, etj, etj, shpesh ka tituj: REKORD SHITJE FANELLASH, PER NJE MUAJ KY KLUB RIKUPERON GJYSMEN E SHPENZIMIT PER BLERJEN. Keto tituj jane gabim dhe ate mundohet te sqaroje shkrimi yne.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *