Milani në duart e pronarit të “Dom Perignon” dhe “Louis Vitton”, gati shitja e klubit të kuqezinjëve

Milani është gati të shitet nga ana e “Elliot Managment”, pavarësisht se në fillim raportohej se një gjë e tillë nuk do të ndodhte. Por njeriu i dytë më i pasur në botë, kërkon me ngulm kuqezinjtë.

Bëhet fjalë për Bernard Arnault, që ka bërë një ofertë tunduese për 890 milionë paund. Ky është lajmi që raportohet nga mediat italiane, ndërsa Arnault ka fituar nga marka e njohur Louis Vuitton shifra të frikshme dhe tani zotëron pasuri prej 86 biliardë paundësh, ndërsa tani zotëron shumë aksione edhe te kompania e shampanjës “Dom Perignon”. /Sport Ekspres/