Më parë ka qenë në Superiore, dënohet trajneri italian: E çuditshme, fjalët e pista i them në shqip

Marco Banchini ka marrë një skualifikim dhe nuk do të jetë në pankinën e Comos ndeshjen e ardhshme. Shkaku i këtij vendimi pretendohet të jetë fjalori i tij jo i duhur. Me sa duket ish-trajneri i Teutës ka marrë me vete pjesën më të keqe nga Shqipëria, pasi shfajësohet me faktin se fjalët e këqija e ka zakon t’i thotë në gjuhën shqipe dhe është e pamundur që të jetë me faj në këtë histori.

“I kam thënë gjithnjë lojtarëve të mi se protestat janë humbje e kotë energjie, kështu që i shmang. Mes të tjerash, nëse më shpëtojnë disa fjalë të pista unë i them gjithnjë në shqip ose në dialektin argjentinas, madje edhe djemtë e dinë këtë. E kam zakon. Prandaj ajo çfarë ndodhi është e çuditshme, gjithashtu sepseunë nuk u qortova gjatë ndeshjes, ashtu siç zakonisht duhet në këto raste. Mendoj se kanë dëgjuar disa fjalë të vinin nga pankinat dhe morën dy trajnerët si shembull”, ka thënë Banchini./Sport Ekspres/