Mbyllet derbi mes Espanjol-Barcelona, fitues është Reali i Madridit dhe…një hero kinez

Përballja mes Espanjolit dhe Barcelonës është mbyllur në barazimin 2-2. Një derbi i mbyllur mes shumë emocionesh, ndërsa të parët ishin vendasit që gjetën rrjetën me Lopez në minutën e 23. Për të mbërritur të përmbysja e katalanasve me nisjen e pjesës së dytë.

Në minutën e 50 do të ishte Suarez që ktheu ekuilibrat e takimit dhe vetëm 9 minuta më vonë, Vidal tundi rrjetën për herë të dytë. Kur të gjithë prisnin që ndeshja të mbyllej ashtu siç edhe pritej, të njëjtin mendim nuk e ndante mesfushori kinez, Wu Lei. Në minutën e 88 arriti të shënonte një gol mjaft të bukur, për ta mbyllur përballjen në 2-2. Një derbi që në fakt nxjerr të fituar vetëm Realin e Madridit, që i bashkangjitet edhe njëherë Barcelonës në kryesim të “La Ligas” pas këtij hapi të gabuar. Ndërsa sa i përket Wu Lei, futet në histori si lojtari kinez i parë që i shënon Barcelonës në ndeshje zyrtare. /Sport Ekspres/

https://twitter.com/EspanyolBarca0/status/1213577929369755648