Mbape i frikshëm, bashkëmoshatarët e shohin me… dylbi

0

Kilian Mbape është lojtari i cili premton shumë për të ardhmen dhe fansat e futbollit janë mahnitur nga talenti i tij, ndonëse vetëm sot ka mbushur 20 vjeç. Francezi ka arritur që të fitojë pa fund çmime në këto dy vite, teksa tani me fanellën e PSG-së do akoma dhe më shumë lavdi.

Kampioni i Francës krahasohet me Pelen, por nëse bëjmë një krahasim me bashkëmoshatarët e tij është një hendek i frikshëm në mes. Mbape ka lindur në vitin 1998, por asnjë prej lojtarëve që kanë lindur nga ai vit dhe më vonë nuk ka mundur që të jetë më shumë protagonist se Mbape. Flasim për ndonjë lojtar i cili luan në një prej 5 ligave më të forta në Europë.

Mbape ka dhënë kontributin e tij në 62 gola, ndërsa moshatari, i cili vjen pas tij është Kai Havertz, në 26 gola, më saktë duke shënuar 11 gola dhe duke dhënë 15 asiste. Në anën tjetër është francezi, i cili ka realizuar 41 gola dhe ka shërbyer 21 herë për shokët e skuadrës. Vërtetë i frikshëm, por që mbush me shpresë fansat e futbollit se edhe për shumë vite do të shohim magji nga këmbët e një tjetër “jashtëtokësori”.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.