Marshojnë Bucks dhe Clippers, Westbrook super për Thunder

0

Milwaukee Bucks mendohej ta kishte të lehtë kundër Chicago Bulls, por nuk ka rezultuar kështu. Demat e nisën mirë, teksa periodën e parë e mbyllën në favor me rezultatin 30-40. Gjithsesi në dy periodat e tjera Bucks reaguan dhe kaluan lehtësisht në avantazh. Perioda e katërt ishte e barabartë dhe në fund vendasit fituan 116-113. Giannis Antetokounmpo ishte ai që spikati, pasi regjistroi këto shifra: 36 pikë, 8 asiste dhe 11 topa të rikuperuar.

Los Angeles Clippers ka bërë detyrën ndaj Phoenix Suns, teksa ka fituar 115-99. Italiani Danilo Gallinari ishte ai që shënoi më shumë, 28 pikë. Oklahoma City Thunder ka likuiduar Cleveland Cavaliers me rezultatin 100-83. Russell Westbrook ishte i papërmbajtshëm, duke regjistruar “triple double”: 23 pikë, 15 asiste, 19 topa të rikuperuar.

Joel Embiid (26 pikë, 7 asiste, 14 topa të rikuperuar) ka udhëhequr Philadelphia 76ers në triumfin 117-91 kundër Neë York Knicks. Paraqitje e mirë edhe për JJ Redick në fitoren e 15-të të 76ers. Damian Lillard, me 41 pikë të shënuara, ishte njeriu i ndeshjes në fitoren 115-112 ndaj Orlando Magic.

San Antonio Spurs janë rikthyer te humbja. Ndaj Minnesota Timberwolves kanë qenë të pafuqishëm dhe janë mundur 128-89. Karl-Anthony Towns dhe Derricks Rose shënuan nga 16 pikë dhe patën mbështetjen e gjithë skuadrës në arritjen e këtij triumfi.

James Harden realizoi “triple double” (25 pikë, 17 asiste dhe 11 topa të rikuperuar) për Houston Rockets, por në fund ishte Dallas Mavericks që triumfoi 108-128. Teksanët po kalojnë një moment të mirë dhe tashmë kanë marrë fitoren e dhjetë, duke e kthyer bilancin pozitiv.

Charlotte Hornets ka kaluar lehtësisht Atlanta Hawks, që e ka mundur me shifrat 108-94. Utah Jazz kanë përmbysur në periodën e fundit Brooklyn Nets dhe kanë fituar 91-101. Donovan Mitchell me 29 pikë, si dhe Rudy Gobert me 23 pikë e 16 topa të rikuperuar, ishin ata që morën për dore skuadrën e Utah.

Jrue Holiday (29 pikë, 5 asiste, 7 topa të rikuperuar) dhe Anthony Davis (28 pikë, 3 asiste, 15 topa të rikuperuar) ishin në një ditë të mirë dhe i dhanë fitoren New Orleans Pelicans ndaj Washington Wizards me rezultatin 125-104.

Charlotte Hornets-Atlanta Hawks 108-94
Philadelphia 76ers-New York Knicks 117-91
Brooklyn Nets-Utah Jazz 91-101
Houston Rockets-Dallas Mavericks 108-128
Milwaukee Bucks-Chicago Bulls 116-113
Oklahoma City Thunder-Cleveland Cavaliers 100-83
Neë Orleans Pelicans-Washington Wizards 125-104
Minnesota Timberwolves-San Antonio Spurs 128-89
Portland Trail Blazers-Orlando Magic 115-112
Los Angeles Clippers-Phoenix Suns 115-99

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.