Maradona: Kishim ekip të shthurur, Kroacia…

Diego Armando Maradona rikthehet të flasë për dështimin e Argjentinës së tij në Botërorin e Rusisë. Një nga legjendat më të mëdha të futbollit argjentinas nuk kursehet aspak duke theksuar se përgjegjësitë për këtë paraqitje i takon drejtuesve dhe jo Mesit:

“Të gjithë kërkonin që Mesi të zgjidhte gjithçka vetë, por pasi ai e pasonte topin tek Bilja ose Enzo Perez, ndjekja e aksionit të çonte në një udhë pa krye”.

“Duhet të shohim ata që drejtojnë Argjentinën dhe duhet thënë që ka qenë një dështim. Është mirë që në krye të skuadrave të vihen njerëz që e njohin futbollin. Një skuadër duhet ta ndërtosh mirë para se ta hedhsh në fushë. Kishim një ekip të shthurur”.

“Marrim rastin e Davor Suker, i cili është presidenti i Federastë së Kroacisë, me të cilin kam punuar me të në Spanjë. Ai ka një raport shumë të mirë me lojtarët e tij, të cilët janë të gatshëm për të dhënë gjithçka në fushë dhe ndaj ata sot janë në finale”, përfundon Maradona.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *