Kukësi zyrtarizon largimin e Pakult: Nuk ramë dakord për financat

Kukësi ka njoftuar zyrtarisht që nuk do të vijojë bashkëpunimin me trajnerin Peter Pakult. Përmes një postimi në “Facebook” është njoftuar se ndërprerja e bashkëpunimit ka ardhur në mënyrë të dyanshme. Po ashtu Kukësi njofton se duke nisur nga nesër do të nisë punën trajneri i ri, por pa zyrtarizuar se kush do të jetë ai, edhe pse është bërë me dije se do të jetë Armando Cungu ai që do të rikthehet te verilindorët.

“FK Kukësi ka vendosur që të mos rinovojë kontratën me trajnerin, Peter Pakult. Dy palët nuk kanë rënë dakord për pretendimet financiare, kështu që klubi i Kukësit, e falënderon për punën e bërë dhe i uron suksese trajnerit Peter Pakult, në karrierën e tij të mëtejshme.

Klubi dhe ekipi vijojnë me intensitet punën dhe stërvitjen për të kaluar në turin tjetër të Champions League, dhe nesër do të kemi në drejtimin e ekipin një trajner, që merr përsipër objektivat e klubit dhe ka përvojën dhe profesionalizmin e duhur për të drejtuar FK Kukësin”, përfundon postimi i Kukësit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online