Magani tregon merkaton dhe emëron kapitenin e Teutës

Teuta ka bërë revolucion këtë verë dhe drejtuesit kanë ambicie të mëdha. Nga Ohri, ku skuadra është grumbulluar për fillimin e sezonit të ri, trajneri Gugash Magani flet për Supersportin, duke treguar synimet e sezonit dhe merkaton e kryer.

“Objektivi ynë është i qartë të jemi mes skuadrave që do të kualifikohen në kompeticionet europiane. Nuk do të jetë e lehtë sepse rivalët janë përforcuar gjithashtu ndaj ne duhet ta fitojmë këtë vend në fushën e lojë, pasi rivaliteti është shumë i madh

Duke u ndalur te merkatoja, Magani konfirmon edhe një nga lojtarët e ardhur këtë verë si kapiten: “Moçka ka qenë dhe më parë pjesë e skuadrës, mbaroi kontratën dhe rinovoi përsëri. Lena ka qenë pjesë e Kukësit, e njoh mirë sepse e kam drejtuar edhe te Flamurtari. Është njohje e vjetër e imja, kam këmbëngulur për ta rikthyer në skuadër dhe shumë mirë që e kemi marrë. Për këtë arsye i kam dhënë shiritin e kapitenit. Afrikanët kanë ardhur me vonesë dhe kanë probleme, nuk janë në formën e duhur fizike, por deri në fillimin e sezonit do të përshtaten dhe jam i sigurt se do të jenë në formë optimale për fillimin e kampionatit. Kemi marrë edhe një lojtar nga Elbasani, Bilali, i cili një i ri me të ardhme mjaft premtuese.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *