Shqipëria është përfshirë nga një situatë kaotike në mëngjesin e sotëm, teksa një tërmet i fuqishëm ka goditur vendin tonë. Gjithashtu deri tani janë numëruar 9 persona që kanë ndërruar jetë, por edhe shumë të tjerë të plagosur apo që ende nuk janë gjetur.
Një reagim i madh ka ardhur nga të gjitha personalitetet e njohura, shqiptare dhe të huaja. Xherdan Shaqiri ka krijuar hashtagun “Lutu për Shqipërinë”, duke shfrytëzuar kështu edhe imazhin e tij për një ndërgjegjësim sa më të madh edhe jashtë trevave tona. Kapiteni legjendar Lorik Cana apo edhe Mërgim Mavraj nuk mund të qendronin jashtë gjithë kësaj duke u lutur për shqiptarët, po ashtu si edhe klubi i Serisë B, Peskara, që nëpërmjet një reagimi zyrtar shpreh se është afër popullit tonë në këto momente të vështira. /Sport Ekspres/
Siamo vicini al popolo albanese colpito stanotte da un violento terremoto.
Ne jemi afër popullit shqiptar të goditur sonte nga një tërmet i dhunshëm.#TerremotoAlbania #Albania ?? pic.twitter.com/2KbZctgtrb
— Pescara Calcio (@PescaraCalcio) November 26, 2019
???? pic.twitter.com/DTVqNXheqX
— Xherdan Shaqiri (@XS_11official) November 26, 2019