Lushnja e papërmbajtshme dhe me përmbysje, fitorja e tretë radhazi në Kategorinë e Parë

0

Lushnja vazhdon me serinë e fitoreve të njëpasnjëshme në kampionat duke iu përmbajtur objektivit të vetëm, të ngjitet në superiore. “Viktima” e radhës ishte Besa e cila u mund ditën e sotme 3-2 në stadiumin ”Roza Haxhiu”.

Kavajësit ishin duke fituar 1-2 në pjesën e parë, por ishin të pafuqishëm ndaj një ekipi më superior, duke pësuar dy gola në pjesën e dytë. Forma e shkëlqyer e ekipit të Lushnjës, e rendit atë në vendin e parë në kuotën e 9 pikëve. Gjithashu ndodhet në një pozitë te favorshme pasi ka mundur dy nga kundërshtarët direkt për titull që janë Apolonia dhe Besa. /Sport Ekspres/

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.