Lumë shkarkimesh së trajnerëve, një tjetër nga Superiorja largohet pas javës së 15-të

Java e 15 ka sjellë shumë shkarkime të trajnerëve. Fillimisht “lojën” e ndezi Partizani, që zyrtarizoi ikjen e Lerdës. Deri diku e pritshme, pasi humbja në derbi pas 5 vitesh kishte një faturë të shtrenjtë për t’u paguar, por edhe loja e ekipit nuk ka qenë bindëse.

Për të vazhduar me shkarkimin e Bledi Shkëmbit, që pas dorëzimit pa kushte ndaj Kukësit dhe Teutës që ishte disi më larg objektivave, sidomos nëse shohim golat e shënuar në këtë kampionat pasi renditja është shumë e ngjeshur, mund të bëhej më mirë. Së fundmi është Luftëtari që shkarkon trajnerin Marantas, duke iu sosur durimi pas humbjeve të thella dhe që nuk linin shpresë për bluzinjtë. /Sport Ekspres/