Mario Dajsinani është transferuar te Skënderbeu. Ky është lajmi i papritur, konfirmuar vetëm pas publikimit të listës së Skënderbeut për pjesëmarrjen në Europa League. Portieri 18-vjeçar i kombëtares ka lënë Partizanin, pas dy sezonesh pa asnjë minutë aktivizim në Superiore. Tani Dajsinani shkon në Korçë, ku ka marrë vendin e Erjon Llapanit. Portieri veteran, i cili ka qenë rezerva e përjetshme dhe ka dalë kampion si pakkush në historinë e Skënderbeut, tashmë është jashtë liste dhe ndoshta larg Skënderbeut.
Ndërkaq, Afrim Taku do të jetë pjesë e Skënderbeut në turin e parë në Europa League. Mesfushori i afruar ditët e fundit nga Tirana ka gjetur marrëveshjen me klubin korçar dhe është futur në listat që i janë dorëzuar UEFA-s. Ekzistonte një problem në lidhje me udhëtimin e Takut për në Amerikë: mesfushori është i detyruar të shkojë në Shtetet e Bashkuara, për të rinovuar dokumentet amerikane, duke qenë një shtetas amerikan. Kjo e detyron Takun të qëndrojë për një periudhë të gjatë jashtë Shqipërie, çka do të thotë se përgatitjet dhe prania e tij në ndeshjet e para ishte në dyshim. Gjithsesi, Skënderbeu e ka përfshirë në listë, edhe nëse do të mungojë të paktën ndeshjen e parë.
LISTA E DORËZUAR NË UEFA
Orges Shehi
Aldo Teqja
Mario Dajsinani
Gledi Mici
Leonit Abazi
Marko Radas
Kristi Vangjeli
Tefik Osmani
Bruno Lulaj
Bajram Jashanica
Reza Karimi
Liridon Latifi
Sabien Lilaj
Uerdi Mara
Bruno Dita
Anteo Osmanllari
Enis Gavazaj
Afrim Taku
Donjet Shkodra
Sebino Plaku
Xhejms Adeniji
Goran Vujoviç
Bakari Nimaga
Gjergj Muzaka
Nazmi Gripshi