Bushi: Absurde nëse drejtoj Shqipërinë!

Largimi i parakohshëm i De Biazit ka hapur një gropë të madhe në kombëtaren kuqezi dhe prej ditësh është duke u menduar një pasues i mundshëm. Armand Duka ka në mendje Alban Bushin, prej kohësh, për t’i dhënë mundësinë e timonierit në katër ndeshjet e mbetura, teksa vetë trajneri i Shpresave, i intervistuar nga “Supersport”, u shpreh:  “Do të ishte absurde të mendoja në këto momente për të drejtuar ekipin e parë A. Sapo kam filluar një eksperiencë me ekipin Shpresa dhe jam shumë i kënaqur dhe i përqendruar tek kjo punë”, shprehet Alban Bushi.   Për Bushin, si një nga bashkëpunëtorët e De Biasit, tregon se largimi i trajnerit italian në këtë fazë të Eliminatoreve të Botërorit ka hapur probleme me skuadrën. “Teknikisht nuk është mirë që trajner u largua në këtë moment, megjithatë stafi teknik i Federatës shumë shpejt do ta gjejë zëvendësuesin. Aktualisht skuadra është e plotë dhe trajneri që do të vijë do ta ketë shumë më të thjeshtë punën me këtë grup”, thotë Bushi.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online