Liria merr edhe sulmues në Shqipëri

Pas Florian Dacit, Liria ka nënshkruar me një tjetër lojtar që ka luajtur në Superiore dhe në Kategorinë e Parë. Bëhet fjalë për sulmuesin Aldo Mitraj, i cili gjashtë muajt e fundit ishte pjesë e Tomorit të Beratit.

Kampionatin e shkuar e kishte nisur tek Erzeni. Në total me të dyja ekipet ai shënoi  katër gola dhe tani do të luajë në Kosovë me bardhezinjtë. Futbollisti 31-vjeçar do të provojë për herë të parë të luajë në Ipko Superliga e Kosovës.

Mitraj ka luajtur në Superiore edhe me Laçin, Partizanin, Skënderbeun dhe Apoloninë. Sot te Liria ka nënshkruar edhe Françesko Lamaj, i cili luan si mesfushor. Së fundmi ka pasur një eksperiencë në Gjermani me TUS Heven 09. 

Mesfushori Francesco Lamaj

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *