Libri duhet shitur/ “Në rregull të ikësh te Reali, po te Milani?”, Kielini krijon të tjerë polemika me Bonuçin: Pa llogjikë nga fillimi në fund

0

Nga Klaudio Ndreca

Libri duhet të shitet dhe e vetmja mënyrë për ta bërë këtë gjë është duke krijuar polemika dhe zhurmë mediatike. Këtë gjë Kielini e ka bërë më së miri me autobiografinë e tij, për ta nisur që nga urrejtja për Interin, për të vazhduar edhe me sulmimet drejt Felipe Melos dhe Mario Balotelit.

Përballja me këtë të fundit ka treguar më së miri se gjithçka është vetëm pjesë e shitjes dhe blerjes në treg, pa shumë vërtetësi. Pavarësisht se shkruante se do t’i jepte një shuplakë Balotelit, në një përballje televizive është tërhequr nga fjalët e tij dhe Kielini i ka premtuar sulmuesit se do të shkruante edhe një libër tjetër, ku ta përshkruajë si “djalë të mirë”.

Në autobiografinë e Kielinit nuk mund të mungonte edhe Milani, që ndërlidhet me rastin e Leonardo Bonuçit. Ky i fundit zgjodhi në mënyrë të papritur që të shkonte te kuqezinjtë, ndërsa mbrojtësi i Juventusit e sheh këtë si një vendim tërësisht pa llogjikë.

“Në jetën reale është shumë i ndryshëm nga ai i zhurmshmi që ne shohim në fushë. Nuk them i zhytur në mendime, por sigurisht që jo aq i zjarrtë. Pastaj kalimi te Milani është një zgjedhje tjetër dhe sigurisht që e gabuar, pasi nuk bëri paqe me veten. Bonuçi u trondit për 1000 arsye. Më erdhi keq sepse gjithçka ndodhi në javët kur ne kishim pak kohë pa u takuar me njëri-tjetrin. Jam i sigurt se nëse do kishte ndodhur në një tjetër kohë, kur të ishim takuar, do e bindja që të qendronte.

Ashtu si ndodhi me Konten në korrik të 2014. Ata gjithmonë largohem kur unë nuk jam atje. Bisedova me Leon kur gjithçka ishte vendosur. Diçka që ishte pa llogjikë, që nga fillimi e deri në fund. Në rregull, e kuptoj nëse do të largohet te Reali i Madridit, por te Milani? Për fat të mirë u kthye dhe gjithçka u rregullua”, shkruan Kielini. /Sport Ekspres/

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.