Legjenda Maradona me probleme, operohet me sukses

0

Disa ditë më parë të gjithë u alarmuan për shkak të një problemi shëndetësor që Diego Armando Maradona pati. Legenda argjentinase u dërgua në spital menjëherë, por më pas vetë trajneri i meksikanëve të Dorados De Sinaloa i qetësoi të gjithë.

Gjithsesi për t’i lënë pas problemet shëndetësore, është dashur që Maradona të bëjë një ndërhyrje kirurgjikale, gjë që tashmë ka ndodhur. Matias Morla, përfaqësuesi i tij ligjor, ka njoftuar se gjithçka ka shkuar më së miri dhe tani të gjithë presin që argjentinasi të kthehet në fushën e blertë dhe të drejtojë ekipin e tij në Meksikë.

“Përfundoi ndërhyrja kirugjikale e Diego Maradona. Falë Zotit çdo gjë shkoi në mënyrë perfekte. Një falënderim për departamentin mjekësor të klinikës Olivos për profesionalizmin dhe humanizmin e tyre. Tani presim rikuperimin para se Diego të kthehet në punë sa më shpejt të jetë e mundur”, shkruan Morla.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.