Lajm i fundit/ Jo vetëm Kupa Pavarësia, FSHF merr vendimin edhe për ndeshjet e Superiores

FSHF ka publikuar vetëm para pak minutash vendimin e saj sa i përket vazhdimit të garës dhe javës së 14 të Superiores. Nëpërmjet një reagimi në faqen zyrtare dhe vendimi të ardhur nga Komisioni i Garave, asnjë aktivitet futbollistik nuk do të zhvillohet këtë javë për shkak të situatës emergjente që ndodhet Shqipëria. Ndërkohë vetëm pak më parë ishte njoftuar edhe shtyrja e Kupës Pavarësia. /Sport Ekspres/

Reagimi

Federata Shqiptare e Futbollit dëshiron të njoftojë të gjithë opinionin publik, klubet, tifozët, se për shkak të gjëndjes së jashtëzakonshme që është krijuar pas tërmetit që ka goditur vendin tonë ditën e sotme, i gjithë aktiviteti futbollistik për këtë javë është ndërprerë.

Sytë dhe zemrat tona janë pranë familjeve që kanë humbur të dashurit e tyre dhe solidarizohemi me të lënduarit nga kjo ditë e vështirë.

Sektori Garave në FSHF do të njoftojë në ditët në vazhdim datat e reja për këtë javë të spostuar