La të kuptohej rikthimi në Superiore, zbulohet klubi ku do të firmosë Edgar Çani

Edgar Çani gjendet në kryeqytet dhe vetë menaxheri i tij, Mario Cenolli e la të kuptohet qartë se lojtari do të rikhehet sërish në Superiore. Pas aventurës për t’u harruar me fanellën e Partizanit, tashmë sulmuesi shqiptar do të provojë të lërë gjurmë me një tjetër skuadër të elitës së futbollit shqiptar. “Fansat e Futbollit Shqiptar“ kanë mësuar se Çani pritet të hedhë firmën për ekipin e Teutës.

Klubi bregdetar i udhëhequr nga Edi Martini po kalon një formë mjaft të mirë dhe është në rrugën e duhur drejt objektivit të saj, Kupat e Europës. Megjithatë sulmi i Teutës ka çaluar përgjatë këtij sezoni, ndërsa shumë prej golave kanë ardhur nga këmbët e Kallakut, që me shumë mundësi në verë do të largohet nga Durrësi në drejtim të një kampionati më të fortë. Në këto kushte drejtuesit e Teutës e kanë parë të udhës të hedhin sytë në merkato dhe Edgar Çani duket se i ka bindur për ta bërë pjesë të tyren./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *