Kush është talenti që çmendi Gjermaninë? I pari në histori të Bundesligës, dha 4 asist në 45 minuta ndaj Shalkes

0

Leipzig ka marrë një fitore jashtë pritshmërive sa i përket rezultatit në ditën e djeshme, duke fituar në shifrat 0-5 ndaj Shalkes në transfertë. Por lojtari që ra në sy dhe çmendi Gjermaninë, ishte talenti francez 22-vjeçar, Kristopher Nkunku.

Ky i fundit hyri në historinë e Bundesligës si i vetmi që ka arritur të dhurojë 4 asist brenda 45 minutave. Pjesa e parë do të mbyllej në shifrat 0-1, atje ku Werner dhuroi një pasim për Sabitzer në sekondat e para dhe takimi do të mbyllej në favor të miqëve.

Në pjesën e dytë gjithë vëmendjen e merr Nkunku. Në minutën e 61 i dhuron pasimin vendimtar Werner, në minutën e 68 duke shërbyer golin e Halstenberg, në të 80 për te Angelino dhe në minutën e 89 duke i ofruar golin Forsberg.

Padyshim një gjeni i vërtet, ndërsa edhe saktësia e të gjitha pasimeve ka qenë 94.3% dhe duke dhuruar edhe 9 pasime kyçe, nga të cilat 4 do të shpërdoroheshin nga futbollistët e Leipzig. /Sport Ekspres/

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.