Kur Shkëndija luante me fanellën e Milanit

0

Teknikisht është një lajm i keq. Shanset e Shkëndijës për të qenë për herë të parë në grupet e Euroa League-s janë vetëm teorike. Megjithatë, kur dëgjon Milan, është e pashmangshme të mos e konsiderosh një ndeshje luksi. Në Shkup priten 33 mijë tifozë, në mes është e drejta televizive, publiciteti dhe marketingu që do t’i bëhet një klubi shqiptar. Praktikisht një takim me historinë. Sa shumë gjëra ka për të fituar jashtë fushës së blertë!
Ky short është një trofe më vete për atë çka ka bërë Shkëndija në këto 3 vite. Që nga dita që “Ecolog” tha “PO”, ata u ngjitën në arenën nderkombëtare me shpejtësinë e dritës. E kush, ata, shqiptarët e Maqedonisë, që në futboll kanë vuajtur gjthnjë. Mund të jetë një detaj, por Shkëndija në fillimin e viteve ’90 luante me fanellën e Milanit. Sa shumë kanë ndryshuar gjërat që atëherë!

Prej dy vitesh themi e stërthemi që është momenti i shqiptarëve në futboll. Tani përballë është Milani, ëndrra e gjjthë shqiptarëve për t’i parë nga afër. Kuqezi për kuqezi. Nuk është më vetëm një Shkëndijë, zjarri është ndezur.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here