Kupa si stërvitje, nesër luhet nëpër fusha asnjanëse

0

Shumica e ndeshjeve të Kupës së Shqipërisë nesër luhen kot, pasi gjithçka ka marrë fund që në vajtje, për shkak të diferencave të mëdha mes skuadrave, çka vërteton se skema aktuale e kupës është pa vlerë dhe kompeticioni vlen vetëm për 4-5 klube elitare.

Kukësi kampion në fuqi do ta presë Erzenin në Pezë-Helmës, pasi është e kotë të marrë rrugën për në Kukës.

Skënderbeu ka gjetur një zgjidhje ndryshe: do të luajë në Kavajë kundër Besëlidhjes.

Flamurtari do ta presë Turbinën në Orikum, ndërsa Partizani do ta presë Pogradecin në stadiumin e Kamzës. Të gjitha ndeshje stërvitore, për të parë rezervat e të rinjtë, me 24 tifozë e 20 policë në stadium.




SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image